Sot u bënë gjashtë vjet, kryeministri Zaev deklarohet për rastin “Monstra”

“Nëse dëshirojmë të jemi shtet, nëse jo, atëherë mbeten intrigat, spekulimet dhe bie besimi në institucione”, kështu është shprehur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke u përgjigjur pyetjes se kur do të zbardhet e vërteta për rastin “Monstra”, njofton Portalb.mk.

Ai ka shtuar se për rastet ndaj të cilave opinioni në Maqedoni ka interes të madh, siç është ai i Liqenit të Smillkovës, duhet të dihen të gjitha detajet.

“Rastet për të cilat opinioni është i interesuar, siç është rasti i Nikolla Mlladenovit, Liqeni i Smillkovës, Lagjja e Trimave, ka arsye shtesë që opinioni t’i dijë detajet, të vërtetën e plotë dhe Maqedonia të pret drejtësi ashtu siç është ligji dhe Kushtetuta”, ka thënë Zaev.

I pyetur se deri kur mund të pritet zbardhja e plotë e rastit, Zaev ka thënë se janë gjykatësit e prokurorët që mund të përgjigjen në këtë pyetje.

DOSJE “Monstra”: 6 vjet në kërkim të zbardhjes së rastit së vrasjes makabre pesëfishe

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button