Gjuha e urrejtjes në Maqedoni kushton 1 mijë euro, e në Bosnje 150 mijë euro (FOTO)

Në Maqedoni vlera më e lartë e sanksionimit të gjuhës së urrejtjes është 1000 euro e kurse e njëjta në Bosnje e Hercegovinë vlen 150 mijë euro. Kështu u tha sot në konferencën e organizuar nga Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale në të cilin ishin të pranishëm trupat rregullatorë nga Bosnje e Hercegovinës dhe ajo e Kroacisë, transmeton Portalb.mk.

“Me ligjin e gjuhës së urrejtjes së vitit 2014, ASHMAA-ja nuk ka të drejtë të parashtrojë sanksione edhe atëherë kur të njëjtat parashtrohen nga Gjykata, arrijnë vlerën prej 1000 euro”, tha drejtori i ASHMAA-së, Zoran Trajçevski.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Agjencisë Rregullatore e Komunikimeve e Bosnje e Hercegovinës, Asja Roksha Zubçeviq, njoftoi se gjuha e urrejtjes e denoncuar nga ata në BeH sanksionohet prej 75 mijë euro deri në 150 mijë euro.

“Te ne është më ndryshe. Ne mund të parashtrojmë dënime nga më të ndryshmet. Duke filluar nga heqja e vërejtjes, dënimet financiare, suspendimeve, marrja e licencës për periudhë të caktuar kohore. Dënimi maksimal për përdorimin e gjuhës së urrejtës mund të arrijë deri në 75 mijë euro por ka raste që ajo mund të arrijë deri në 150 mijë euro”, tha Roksha – Zubçeviq.

Ndërkaq pjesëtari i Agjencisë për Media Elektronike në Kroaci, Stanisllav Bender tha se në Kroaci nuk ka dënime financiare, por marrje të licencës.

“Në Kroaci nuk kemi dënime financiare, dhe se masa më e rreptë është marrja e licencës së përhershëm”, tha Bender.

Nga e majta: Roksha – Zubçeviq, Trajçevski dhe Bender
Nga e majta: Roksha – Zubçeviq, Trajçevski dhe Bender

Maqedoni, Prokuroria Publike gjuhën e urrejtjes në media e sheh si përfitim pikësh politike

Prokuroria Publike e Maqedonisë vetëm në një rast iu është përgjigjur denoncimit të gjuhës së urrejtjes nga Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele e Maqedonisë dhe ajo ka qenë: “televizioni ka pasur të drejtë të informojë në atë mënyrë sepse gjatë kohës së zgjedhjeve duhet të sigurojë politika të caktuara për pikë politike”.

“Agjencia e kryen rolin e saj, por se nuk mund të kërkojmë përgjegjësi sepse, Prokuroria Publike dhe Komisionin për mbrojtjen nga Diskriminimi nuk ndërmarrin aktivitete të mëtutjeshme. Agjencia bën mbikëqyrje e më pas i dorëzon të njëjtat para Prokurorisë Publike dhe Komisionin për Mbrojtjen nga Antidiskriminimi dhe për fat të keq deri më sot vetëm njëherë kemi pasur përgjigje. Dhe ajo ka qenë: Se te televizioni i caktuar nuk është konstatuar gjuhë të urrejtjes dhe se vlerësojnë se televizioni ka pasur të drejtë të informojë në atë mënyrë sepse gjatë kohës së zgjedhjeve duhet të sigurojë politika të caktuara për pikë politike”, tha drejtori i ASHMAA-së, Zoran Trajçevski.

Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele të Maqedonisë
Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele të Maqedonisë (ASHMAA)

Siç njoftoi më tej Trajçevski, rasti i fundit i denoncimit të gjuhës së urrejtjes nga ASHMAA-ja ka qenë për emisionin e Milenko Nedelkovskit në Televizionin Alfa, por ende nuk kanë përgjigje.

“Rasti i fundit i gjuhës së urrejtës është para 20 ditëve ku ASHMAA-ja ka ngritur procedurë për emisionin e Milenko Nedellkovskit në TV Alfa ku kemi gjuhë të urrejtjes në baza etnike, dhe e njëjta është dorëzuar në Prokurorinë Publike dhe në Komisionin për Mbrojtjen nga Antidiskriminimi. Deri më tash nuk ka përgjigje”, tha Trajçevski.

Të gjitha këto u thanë në konferencën “Gjuha e urrejtjes në media” e organizuar nga ASHMAA-ja në të cilën u prezantua publikimi “Trupat rregullativë të mediave dhe gjuha e urrejtjes” në të cilën janë të përfshira të gjitha denoncimet e bëra nga kjo Agjenci për 5 vitet e fundit dhe është vazhdë e projektit rajonal të trupave rregullativë nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia.

Konferenca e sotme “Gjuha e urrejtjes në media”

Edhe me ligjin e ri, lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes do të “vlojnë” në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button