Kryemadhi: Rama i çmendur! S’do t’ia dijë për fëmijët e tij, jo më për shqiptarët

Seanca parlamentare e ditës së sotme ka përfunduar mes tensioneve teksa me shpejtësi është konsumuar rendi i ditës. Deputetët e opozitës hodhën letra, miell dhe shishe me ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, çka prodhoi edhe situatën e paprecedentë në Kuvend, transmeton Gazeta-Shqip.com.

Menjëherë pas përfundimit të seancës, deputetët e opozitës bllokuan daljen e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se “Edi Rama është i pari person që duhet përjashtuar”.

Sipas Kryemadhi ka qenë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që ka qëlluar me ujë deputetë e opozitës, por Ruçi ishte i njëanshëm në vendimet për përjashtimin e deputetëve. “E keni parë sot pafytyrësinë e Ruçit që nuk përjashtoi Bushatin, që sulmoi deputetët e opozitës”, tha ajo.

Ndërkohë ajo shtoi se kryeministri Edi Rama “s’do me ditë me fëmijët e vetë, dashka me ditë për shqiptarët”.

“Fusin në burg shqiptarët, mbajnë jashtë kriminelët. Ka lënë 11 kuksianë në burg dhe për atë që kërkoi falje kjo gjë është teatri i radhës. Shëmtia e Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit”, theksoi Kryemadhi. Duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve dhe socialistëve, kryetarja e LSI nënvizoi se nuk ka zgjidhje me një kryeministër të çmendur si Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button