Pamjet që s’u panë në Kuvend, deputetja e LSI i zbraz shishen me ujë Ramës (Video)

Seanca e sotme e Kuvendit në Shqipëri u shoqërua me tensione dhe përplasje, ndërsa deputetët e opozitës kërkuan përjashtimin e Ramës nga Kuvendi për shkak të fjalorit të përdorur nga kryeministri Rama dy javë me parë.

Deputetët Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu u përjashtuan pasi qëlluan me miell dhe letra në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka qëlluar me ujë në drejtim të kryeministrit, transmeton BalkanWeb.

Gjatë këtij momenti një prej ministreve dëgjohet të thotë “aaa bravo, aaa budallaqe”.

Pas seancës, deputetja Kejdi Mehmetaj ka reaguar në Facebook edhe për një deklaratë të Taulant Ballës, i cili tha se Kryemadhi e Basha i përdorin gratë dhe vajzat në Kuvend për interesat e tyre.

“Taulant, unë po luftoj të keqen, po luftoj krimin dhe korrupsionin! Ti e të gjithë ju, të zhytur e mbytur në llumin e Ditmirit dhe Edi Ramës, nuk keni as moral dhe as fytyrë të më gjykoni mua dhe brezin tim, që ka për mision t’a pastrojë Shqipërinë nga ju! Ti shko kërko motrën!…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button