fbpx

Motori i merr jetën të riut nga Tetova

Mbrëmë  rreth orës 1 e15 minuta një aksident me motor i ka marrë jetën një të riu nga Tetova. I riu me inicialet B.S i lindur në vitin 1991 ka humbur jetën në një aksident në qendrën e Tetovës së bulevardin e Ilindenit më saktësisht afër pikës pagesore të  EVN-së.

Ai ka qenë duke vozitur një motor Honda me targa italiane në pronësi dhe e drejtuar nga B.S , dhe sipas të dhënave të policisë  në fillim ka  humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe dhe ka fluturuar nga motori i tij më pastaj  është përplasur në një veturë  Reno Megane e cila ka qene e  parkuar në anën tjetër të rrugës. 

Fatkeqësisht, nga përplasja ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ai ka qenë i shoqëruar nga E.R i lindur më 1993 i cili ka marrë lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetë. 

Policia ka dalë në vend ngjarje dhe ka kryer hetimet , ndërsa punohet ende për të zbardhur ngjarjen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button