Haradinaj: Kushdo që flet për shkëmbim të territoreve po përgatitet për luftë në Ballkan

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria tani po përballet me tema të rënda, e jo vetëm të lehta.

Duke e quajtur si të mirë udhëheqjen e dialogut nga ana e presidentit Thaçi, këtë e arsyetoi me faktin se sipas tij presidenti nuk ka shumë punë, njofton 21Media.

“Presidenti kur shkon në punë në mëngjes lyp punë çka me ba. Ndërsa kryeministri çka mos me ba, cila punë mund të pres”, tha Haradinaj në forumin “Fol Hapur”.

Ai shtoi se ngecja me e madhe në procesin e dialogut është Asociacioni pasi Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen e IBM-së e shumë tjera për shkak të tij.

Haradinaj gjithashtu tha se nuk ka asnjë kërkesë nga Lista Serbe për tu kthyer në Qeveri por se janë të lënduar nga rasti i arrestimit të Gjuriqit dhe atë janë duke e diskutuar.

Kryeministri Haradinaj po ashtu theksoi se sa i përket arrestimit të Gjuriqit ka qenë ligjore por ajo që është pa nga disa kryeqytete si më e rëndë ka qenë sjellja e tij në Prishtinë.

Duke folur për temën e shkëmbimit të territoreve Haradinajt deklaroi se kjo nuk nuk është zgjidhje Madje ai tha se  vetëm diskutimi është gabim dhe rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin.

“Kushdo që flet për këtë po përgatitet për një luftë në Ballkan”, tha Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button