Avokatët e Gruevskit kërkuan përjashtimin e gjykatësve edhe në “Titanik” për shkak deklaratës së Katica Janevës

Avokatët e të akuzuarve në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike kërkuan përjashtimin e Këshillit Gjyqësor në krye me gjykatësin Osman Shabani. Avokati Elenko Malinkov kërkoi përjashtimin e Këshillit gjyqësor sepse Katica Janeva ka thënë se në bisedat e përgjuara ka edhe gjykatës, transmeton Portalb.mk.

Ai kërkoi përjashtimin edhe të kryetarit të Gjykatës Penale Ivan Xholev si dhe të gjykatësve të Gjykatës së Apelit.

Më parë, avokatët e Gruevskit kanë kërkuar përjashtim të gjykatësve edhe në rastet “Tank” dhe TNT” në arsyetim të njëjtë.

Ndryshe, rasti“Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP, në këtë rast ish-kryministri Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protugjeri, Kiril Bozhinovski dhe 16 të tjerë  janë të dyshuar nga PSP për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button