Stuhia vështirëson kërkimet për miliarderin gjerman të zhdukur në Alpe

Stuhia e fuqishme që ka goditur Alpet e Zvicrës ka vështërsuar kërkimet për miliarderin gjerman Karl-Erivan Haub (58), i cili nga e shtuna llogaritet si i zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Shërbimit të Shpëtimit, Anjan Truffer, deklaroi se kushtet e këqija të motit nuk i lejonin shpëtuesit të vazhdonin kërkimet për pasardhësin e zinxhirit të shitjes me pakicë Tengelman.

Truffer theksoi se ekipet e shpëtimit ishin në kontakt me familjen Karl-Erivan Haub, i cili për herë të fundit u pa pranë majës së famshme zvicerane Matterhorn në kufi me Italinë.

Ekipet e shpëtimit nuk kanë të dhëna se ku është zhdukur gjermani dhe po kërkojnë një sipërfaqe prej rreth 240 kilometrash katrorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button