Studentja: Autobusi mbeti i varur në bordurë, por vajzat në panik prishën ekuilibrin

Një nga studentet e plagosura në aksidentin tragjik të ditës së hënë, Alma Deda nga Rrogozhina, thotë se autobusi ka mbetur i varur, por vajzat e kanë prishur ekuilibrin në panik e sipër. Duke folur për Shekulli, ajo sjell dëshminë e saj për ngjarjen.

Mund të na përshkruani momentin e rrëzimit të autobusit?


Po, e mbaj mend shumë mirë se çfarë ka ndodhur brenda atyre pak minutave. Unë isha në gjumë dhe pas dy minutash, pasi u zgjova, ndodhi gjithçka. U zgjova, u mbështeta në sedilje dhe po prisnim të ndalonim për të ngrënë diçka. Kaluam një kthesë të fortë dhe erdhi kthesa tjetër. Kur, në atë moment autobusi u fut nga ana e kodrës dhe u ndje një përplasje dhe zhurmë e fortë. Reaguam të gjitha duke bërtitur, ndërsa shoferi frenoi, por autobusi nuk ndalej. Autobusi ngeli nga njëra anë në ajër dhe nuk dinim më se çfarë po bënim.

Çfarë bëtë në atë moment?


Shoferi po bërtiste: Bo, bo, çfarë ndodhi. Mos lëvizni, mos dilni para autobusit se do të rrëzohemi, prisni sa tu hap derën, mos dilni para. Qëndroni në fund të autobusit, nuk duhet të peshoni para”. Por ne na kapi paniku dhe të gjitha u turrëm para autobusit pa vetëdije. Po të kishim qëndruar në fund, nuk do të binim. Shoferi u përpoq të hapte derën, por butoni që shtypte nuk po merrte komandë. Ai thoshte: Nuk punon, nuk punon. Ishte çështje sekondash, nuk di ç’të them. Autobusi u rrotullua dy herë derisa u rrëzua në fund.

Mbani mend gjë se ku u gjendët më pas?


Kur kemi rënë, unë dola jashtë autobusit. Me siguri që kam dalë nga xhamat. Unë shpëtova se autobusi u përplas në një vend që ishte si shesh i vogël dhe ngela aty, ndërsa autobusi vazhdoi të rrokullisej më vonë. /Shekulli

   

Lajme të ngjashme

Back to top button