Mbrojtësi i Juventusit, Benatia: Jemi viktima, megjithatë krenarë

Lojtari i repartit mbrojtës të Juventusit, Medhi Benatia thotë se nuk e shkaktoi penaltinë e cila u akordua në favor të Realit të Madridit në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, referi anglez Michael Oliver kishte një mendim tjetër, pas çka Cristiano Ronaldo me një gol nga 11- metërshi, zbuti epërsinë e Juventusit në 1:3, me çka “klubi mbretëror”, avancoi në gjysëmfinale të kësaj gare elitare.

“Mbërita tek topi, pas çka Lucas Vazquez u shtri në fushë”, theksoi Benatia për mediat italiane, për të cilat tha se janë shumë të dëshpëruar.

“Jemi të dëshpëruar sepse luajtëm një ndeshje ashtu siç deshëm. Real Madridi është një ekip i shkëlqyer, megjithatë, çdo herë kur kanë para vetes një sfidë përfitojnë nga vendimet e referit dhe Ronaldo shënon gol. Tejkalova Vazquezin dhe arrita tek topi, dhe ai menjëherë u rrëzua për toke sepse ishte i pafuqishëm të bëjë më shumë në atë moment. Kjo mund të shihet në incizimet. Ne jemi viktima, megjithatë krenarë për të çfarë bëmë në fushë”, tha Benatia.

Para ndeshjes së mbrëmshme në Santiago Bernabeu, Reali kishte avantazh të lartë prej 3:0 nga sfida në Torino, por torinezët me dy golat e Mario Manxhukiç dhe Blaise Matuidi, anuluan këtë epërsi, të ciën e mbajtën deri në minutën e tretë të kohës shtesë kur referi Oliver akordoi penalti të cilën Ronaldo e shndërroi në gol.

Krahas Realit, në gjysëmfinale janë edhe Liverpool, Bayern Mynih dhe Roma. Të premten në ora 13:00 hidhet shorti i çifteve gjysëmfinale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button