Paraburgim për 6 turqit e depërtuar nga Kosova

Gjykata e Turqisë ka caktuar masë arresti me paraburgim për gjashtë profesorët e depërtuar nga Kosova, pas një operacioni të diskutueshëm (më 29 mars) të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës. Regjimi i Erdoganit këta i akuzon për “udhëheqje të organizatës terroriste” dhe “spiunazh ndërkombëtar”.

Vendimi për paraburgimin e Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është caktuar nga një gjykatë penale në Stamboll, raporton AA.

Në Kosovë ka nisur një hetim rreth këtij rasti, për shkelje ligjesh dhe të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërsa janë shkarkuar, përkatësisht dorëhequr, ministri i Brendshëm dhe drejtori i AKI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button