Tensionet në Kuvend, nxehet ministri Bushati, lag deputetët e opozitës me ujë (VIDEO)

 Mes shumë momenteve të tensionit sot në sallën e Kuvendit, ku deputetët e opozitës qëlluan me sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama, një sekuencë që nuk ishte kapur ishte dhe reagimi i ashpër i ministrit Ditmir Bushati.


Gjatë kohës kur deputetët e opozitës nisën të hidhnin letra, diçka e ka acaruar Bushatin, i cili u ka hedhur me forcë atyre një shishe me ujë. “News24’ dhe ‘BalkanWeb’ ka siguruar videon nga incidenti.

Veprimi i Bushatit është ‘kritikuar’ nga kryeministri Rama, i cili i thotë diçka nën dhëmbë ministrit. Kaq, mjaftoi që veprimit të Bushatit, deputetët e opozitës t’i përgjigjen me të njëjtën mënyrë, duke hedhur në drejtim të tyre shishe me ujë. Kujtojmë se pas mbarimit të seancës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte ajo që denoncoi dhunën e Bushatit, ndërsa shtoi se Ruçi kishte dënuar vetëm deputetët e opozitës dhe jo ministrin. Për më tepër shihni videon e siguruar nga ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’
(ed.me/BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button