Policia e Kosovës arreston pesë persona për kontrabandë me migrantë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona nën dyshimin e bazuar për kontrabandim të migrantëve, falsifikim të dokumenteve dhe shmangie nga tatimi.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, sot në rajonin e Prishtinës, në pesë lokacione dhe Gjakovës në një lokacion është kryer kontrolli i shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, transmeton Telegrafi.

Personat e arrestuar në këtë rast janë Sh. Sh. 1961, I. S. 1974, N. B. 1966, Xh. N. 1962 dhe A. T. 1987, që të gjithë shtetas të Kosovës. Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale dy armë të gjata, 5 armë të shkurta kalibri i ndryshëm, 175 fishekë kalibër të ndryshëm, 4 vula të firmave të ndryshme, dy pasaporta dhe dokumente të tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore.

Personat e arrestuar me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button