fbpx

Videoja perverse, merret në pyetje mësuesi, ja çfarë tha para prokurorëve

“Ajo video është personale dhe nuk ka lidhje me shkollën dhe ambientin pedagogjik apo me nxënësit”. Kështu deklaroi Fatmir Dervina, mësuesi i shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë, gjatë pyetjeve që iu bënë në Polici. Pas publikimit të denoncimit nga ish-kryeministri Sali Berisha, me pretendimin se në telefonin e nxënësve të kësaj shkolle kishte shkuar një video erotike e mësuesit, prokuroria dhe policia e Krujës nisën hetimet.

Dervina është shoqëruar në polici ku u mor në pyetje për të sqaruar denoncimin në fjalë. Mësuesi i lëndës së Matematikës në këtë shkollë pohoi se video ishte realizuar jashtë ambienteve të institucionit arsimor dhe ishte diçka e tij personale, raporton Balkanweb.

“Video është dërguar padashje në disa kontakte që kisha në telefon”, mësohet të jetë shprehur mësuesi para prokurorëve të çështjes, i cili mohoi kategorikisht se ka pasur për qëllim të ngacmoj nxënësit.

Policia po heton lidhur me rastin në fjalë si dhe për faktin se pse mësuesi kishte në përdorim 4 adresa në rrjetin social ‘Facebook’. Sakaq, policia po vijon hetimet.

POSTIMI I BERISHES

Nje video skandaloze qarkullon ne telefonat e nxënësve ne Shkollen “Adem Gjeli” ne Fushe Kruje.

Narkodrejtoresha ben presion te mbylle skandalin.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Per arsye etike nuk po publkoj videon ne FB. sb

“Pershendetje d.Berisha. Me turp por sot ne shkollen 9 vjecare Adem Gjeli ne Fush Kruje ne tel e nx qarkullonte nje video perverse e mesuesit te matematikes. Duke mos mjaftuar kjo nx dhe mesuesit janë perballur me presionin e Dr.Nikolina Karaj e cila e kaloi ne heshtje si dhe shumë ngjarje te tjera te ndodhura ne kete shkolle. Te dergoj videon por dua anonimat te plote. Me shume respekt personit me te besuar Dr.Sali Berisha”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button