Për qytetarët të shtrenjta, për buxhetin gjyqësor të vogla – taksat gjyqësore ende nuk janë ulur

Partia qeverisëse LSDM në programin parazgjedhor “Jetë në Maqedoni” premtoi reforma lidhur me taksat gjyqësore, gjë që deri më tani nuk është realizuar:

Do të ulim taksat gjyqësore, sepse taksat e larta rrisin distancën e drejtësisë kundrejt qytetarëve

[Burimi: LSDM – Jetë në Maqedoni, faqe 232, data, data: крај на 2016 г.]

 

ARSYETIM:

Ulja e taksave gjyqësore është premtuar në Jetë në Maqedoni, me çka janë vendosur në mesin e premtimeve të përgjithshme dhe si Plani 180, që do të thotë Reforma Urgjente me prioritet në qeveri në 6 muajt e parë (faqe 232).

Një masë e tillë më pas është premtuar edhe në Programin për punën e Qeverisë së RM 2017-2020 në pjesën Qasje në drejtësia, faqe 22, por pa afat kohorë për realizim. Arsyetimi në të dy dokumentet është se drejtësia me lartësinë e taksave të tanishme është e shtrenjtë dhe e paarritshme për qytetarin, si dhe zvogëlimi është me qëllim që gjithsecili te drejtësia sipas rrugës gjyqësore kur ka nevojë për të.

Por, edhe pse është premtuar si masë e cila do të ndërmerret në gjashtë muajt e parë, që do të thotë deri në fund të vitit 2017, premtimi nuk është në Planin 3-6-9, as në Planin narrativ 6-9, që do të thotë se nuk është gjetur në mesin e Reforma urgjente me prioritet, të cilat duhet të përfundojnë kah mesi i muajit prill të këtij viti.

Në programin për punën e Qeverisë për vitin 2018 e vetmja gjë që është ndërmarr është në lidhje me gjyqësorin dhe me parat është Propozimi për ndryshimet e Ligjit për buxhetin gjyqësor (faqe 38), qëllimi i të cili është vërtetimi se buxheti është i pavarur dhe i qëndrueshëm, por kjo është lidhur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me taksat gjyqësore.

Përndryshe, kjo materie është zgjidhur me Ligjin për taksa gjyqësore. Pas verifikimi vërtetuam se ky ligj, i cili funksionon prej më tepër se 15 vite, ndryshime më serioze ka pësuar në vitin 2009. me ç’rast është ndryshuar tre herë, në vitin 2011, në vitin 2013 dhe në vitin 2014 dhe prej atëherë nuk ka pasur ndryshime.

Pas ndryshimit të fundit tarifa lirohet për 15 përqind, nëse taksa dorëzohet në gjykatë përmes rrugës elektronike dhe shënohen kushtet që janë të nevojshme për këtë të drejtë.

Me nenin 4 të ligjit është vërtetuar se kur duhet të paguhen taksat gjyqësore:

(1) Taksa paguhet kur do të bëhet detyrimi i taksës.

(2) Nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe obligimi i taksës bëhet:

1) për parashtrimet – kur dorëzohen, kurse për parashtrimet e dorëzuara në procesverbal – kur procesverbali ka përfunduar;

2) për vendimet gjyqësore – kur palës ose përfaqësuesit të tij do t‘i dorëzohet kopje e vendimit;

3) për barazimet gjyqësore – kur duhet të lidhen;

4) në procedurën për diskutimin e trashëgimisë – kur propozimin pala e dorëzon në gjykatë;

5) në procedurën për falimentim – kur parashtrohet propozimi për ngritjen e procedurës dhe për vendimin për ndarjen kryesore;

6) për përshkrimet gjyqësore – kur kërkohen;

7) për përshkrimin e shkrimeve të noterit dhe të tjera të cilat i ruan gjykata – kur kërkohen dhe

8) për veprimet tjera – kur kërkohet marrja e tyre.

Në të vërtetë, taksat nuk janë ulur dhe prej këtu është e kuptueshme që LSDM e ka dhënë këtë premtim. Ja vetëm një shembull, i pari është për proceduarat, ndërsa i dyti për procedurat ligjore:

ТАРИФИ ОД 2011

 

ТАРИФИ - ОСТАВИНСКА ОД 2011

 

Sipas të dhënave deri te të cilat mund të arrihet prej raporteve të institucioneve, fluksi i të hyrave prej buxhetit të përgjithshëm është shumë i vogël në përqindje edhe përkrahë vlerës së lartë të taksave. Për shembull, në vitit 2015 prej Buxhetit të RM janë ndarë rreth 1,8 miliard denarë, ndërsa prej të hyrave personale, në mesin e të cilave hyjnë edhe taksat, janë realizuar vetëm 52 milion denarë (faqe 30). Prej këtu, nuk është e qartë përse premtimi i LSDM-së edhe në periudhën parazgjedhore edhe në Programin për punën, akoma nuk mund të gjendet si i realizuar.

Që të vërtetohet me fakte rreth taksave gjyqësore dhe premtimit të LSDM-së, kërkuam thellë në faqen e Qeverisë dhe në faqen e Kuvendit, por nuk konstatuam ndonjë ndryshime. Po ashtu, edhe me kërkimet në internet, me qëllim që të konstatohet ndryshimi eventual të cilin e kanë vërejtur mediumet, nuk është arritur deri te konstatimi se ka ndryshime në raport me këtë materie. Pasi që kërkimet nuk dhanë rezultat, mbetet që, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, këtë premtim ta trajtojmë si të parealizuar.

 

BURIME:

Burimi: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button