Zyrtarë izraelitë: Nëse Irani sulmon Izraelin, ne rrëzojmë Asadin

Zyrtarë të ushtrisë izraelite kanë thënë se do ta rrëzojnë regjimin e Asadit në qoftë se Irani sulmon shtetin e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta “Jerusalem Post” ka cituar disa zyrtarë ushtarakë izraelitë të paidenftifikuar të kenë thënë se “Nëse Irani sulmon Izraelin duke përdorur territorin e Sirisë, çmimin e kësaj do ta paguajë regjimi i Asadit”.

Sipas gazetës, zyrtarët izraelitë kanë rekomanduar të mos ndërmerret sulm ndaj Izraelit.

“Nëse Irani sulmon Izraelin duke përdorur territorin e Sirisë, ne do ta fshijmë regjimin e Asadit nga harta dhe toka”, kanë thënë më tej zyrtarët.

Siç mësohet nga mediat lokale, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërkuar nga ministrat të heshtin për sa i përket Sirisë.

Ndryshe, shtatë iranianë, nga të cilët dy ushtarë dhe pesë milicë humbën jetën si pasojë e një bombardimi me dy avionë ushtarakë të hënën ndaj bazës ajrore T-4 në qytetin sirian të Homsit.

Rusia dhe regjimi i Asadit kanë deklaruar se sulmi është kryer nga Izraeli ndërkohë që Tel Avivi e ka mohuar një gjë të tillë.

Një zyrtar iranian, nga ana tjetër, ka sinjalizuar kundërpërgjigje ndaj Izraelit, duke thënë se “ky sulm nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button