Maqedoni, për 20 vjet është shpërngulur 25% e popullsisë

Banka Botërore vazhdon t’i lëvdojë qeveritë. Në raportin e rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, qeveria e LSDM-së, njëjtë sikur ajo e VMRO-DPMNE-së, në 10 vjeçarin e kaluar, ka marrë vlerësime pozitive nga Banka Botërore. Fatkeqësisht, gjysmë milion banorë në vend nuk mund të dëgjojnë se sa e mirë është ekonomia. Sipas Bankës Botërore e cila iu referohet Kombeve të Bashkuara për 20 vite vendin e kanë lëshuar 25% e popullatës, transmeton Alsat M.

“Për Maqedoninë ky numër është rreth 25% të popullatës, duke pasur parasysh se kemi trend në rritje gjatë viteve të 90 dhe në vitin 2000, me trend të vogël të uljes deri në vitin 2000, më pas përsëri trend të rritjes deri në vitin 2015, që është thuajse maksimumi historik… është e rëndësishme të përmendet ky trend i shpërnguljes kur nga vendi largohet fuqia me arsim të lartë”, deklaroi Bojan Shimbov, ekonomist në zyrën e Bankës Botërore në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button