U paralajmërua për në janar, ende asgjë nga seanca qeveritare Maqedoni – Kosovë

Seanca e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Kosovës u paralajmërua për në janar, megjithatë edhe pas katër muajve ende nuk ka datë për mbajtjen e saj. Sipas asaj që njoftoi zëdhënësi shqiptar i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha ajo do të mbahet para seancës qeveritare Maqedoni – Serbi, transmeton PPortalb.mk.

“Siç e dini Qeveria e Maqedonisë ka nisur praktikën e mbajtjes së seancave të përbashkëta qeveritare me shtetet e rajonit. Së shpejti pritet që një seancë e tillë të mbahet me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kanë filluar aktivitetet e kësaj seance të përbashkët, dhe për të është angazhuar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili është në kontakt me përfaqësuesit qeveritar kosovarë për të caktuar datën, vendin dhe temën e seancës”, tha Hoxha.

Seanca qeveritare Maqedoni – Serbi u paralajmërua për më 21 mars, por është shtyrë derisa zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ishte në vizitë në Kosovë. Ende datë as për këtë seancë.

Përndryshe, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë, Bujar Osmani në takimin e realizuar më 15 mars me homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj ka diskutuar për detajet për mbajtjen e seancës ndërqeveritare Maqedoni – Kosovë.

Deri tash, Qeveria e Maqedonisë ka mbajtur seanca të përbashkëta me Qeverinë e Bullgarisë dhe atë të Shqipërisë.

Pacolli – Dimitrov: Seanca qeveritare e përbashkët Maqedoni-Kosovë në fillim të 2018-s (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button