fbpx

Sistematizimi, 90% e administratorëve kanë pranuar të kthehen në punë

90% prej 958 nëpunësve shtetërorë që u përfshinë në fazën e parë të sistemimit kanë nënshkruar marrëveshje pajtimi se do të nisin me punë. Kështu njoftoi sot zëdhënësi shqiptar i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha, njofton Portalb.mk.

“Ashtu edhe siç jeni të informuar, pas analizës së bërë, duhet edhe pajtueshmëri nga ana e administratorëve se pajtohen për të vazhduar me punë. Në këtë fazë dua të ju inforojmë se nga 958 individë që u kontaktuan, 90% e tyre tashmë kanë nënshkruan marrëveshje për pajtim se mund të sistematizohen në institucionet e caktuara. Faza tjerët e ksaj strategjie do të vazhdojë me përpunimin e dokumenteve nga institucionet e caktuara, që nënkupton Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministria e Financave dhe ato institucione ku duhet të sistematizohen administratorët”, tha Hoxha.

958 administratorë që kanë ndenjur në shtëpi, për dy muaj do të nisin me punë (VIDEO)

Shkurtimi dhe reformimi i administratës në Maqedoni, çfarë kërkon BE e çfarë bën Maqedonia?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button