Anketë: Ja çfarë mendojnë maqedonasit dhe shqiptarët: Cili është vendi më armik i Maqedonisë!

“Armiku i mikut tim është edhe armiku im” me gjasë me këtë thënie do të mund të sqarojmë perceptimin e maqedonasve dhe shqiptarëve të Maqedonisë se shteti më miqësor i këtij vendi është Turqia.
Kjo, si pasojë e perceptimit se shteti armik më i madh i Maqedonisë është Greqia, ndërsa Turqia është armiku më i madh i Greqisë. Janë këto rezultatet e anketës që sot në Shkup i prezantoi OJQ Eurothink e mbështetur nga Fondacioni gjerman Fridrih Erbert, njofton Portalb.mk.

“27,76 % e maqedonasve mendojnë se Greqia është armiku më i madh i Maqedonisë ndërsa këtë e mendojnë 10.73%” tha Lupço Petkovski duke prezantuar anketën e realizuar në Maqedoni nga 1 deri më 21 mars me grup reprezentativ prej 1043 të anketuar.

Më tej, sipas anketës, për maqedonasit Shqipëria është armiku i dytë i vendit ndërsa sipas shqiptarëve, Serbia. 42% e maqedonasve dhe 51.10% e shqiptarëve mendojnë se vendi nuk ka armiq.

Nga të dhënat anketuese del se Turqia (18,2 % e maqedonasve dhe 13,3 % e shqiptarëve) është shteti më miqësor për Maqedoninë.
Më tej vjen Serbia (14,2 % e maqedonasve) dhe Shqipëria (12.9% e shqiptarëve) ndërsa Rusia për maqedonasit dhe SHBA për shqiptarët.

Sipas partive: Nga BDI në rend të parë kanë vendosur Gjermaninë, BE-në, Turqinë, Serbinë ndërsa sipas anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët: SHBA, Shqipëria, Gjermania, Turqia, njofton Portalb.mk.

Për LSDM-në e para është Turqia më pas vjen Serbia, Bullgaria, SHBA. Ndërkaq për VMRO-në: Turqia, Serbia, Rusia, Bullgaria.

EUROINTEGRIMET

Sipas anketës, është ulur euro-skepticizmi në këto katër vitet e fundit duke u rritur kështu mbështetja për anëtarësim në BE. Gjysma e popullatës mendon se mund të anëtarësohemi në këtë familje evropiane në këto 10 vite që vijnë.

70% e të anketuarve në Maqedoni janë pro integrimit në Bashkimin Evropian ndërsa vetëm 19.10% janë kundër.

ÇËSHTJA E EMRIT

Sipas anketës, 44% e banorëve të Maqedonisë mendojnë se është shumë me rëndësi të zgjidhjet kontesti i emrin me Greqinë ndërsa 61.8% mendojnë se zhagmitja e zgjidhjes i bën dëm vendit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button