Osmani: Maqedonia dhe Ukraina duhet të thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Pavlo Klimkin, transmeton Portalb.mk.

Në takim, siç thuhet në njoftim për media, u hapën tema për perspektivën evropiane të dy vendeve, bashkëpunimi bilateral mes Maqedonisë dhe Ukrainës, si dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në sferën ekonomike.

Bashkëbiseduesit së bashku u dakorduan se mes Maqedonisë dhe Ukrainës nuk ka çështje të hapura politike, që marrëdhëniet e ndërsjella i bëjnë edhe me të mira. Ata potencuan se të dy vendet njëra tjetrën e shohin si partner të sinqertë, mik dhe aleatë, vende që kanë aspirata të përbashkëta euro- atlantike.

“Marrëdhëniet e mira politike duhet të jenë bazë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve” – theksoi Osmani, duke shtuar se Qeveritë e dy vendeve duhet të sigurojnë kushte për avancimin e shkëmbimit tregtar dhe investues.

Lidhur me perspektivat evropiane gjatë takimit zëvendëskryeministri Osmani potencoi se Qeveria mbetet e përkushtuar agjendës evropiane dhe se në mënyrë intensive punon në reforma edhe këto ditë të fundit para 17 prillit respektivisht para publikim të Raportit të rregullt të Komisionit Evropian për gjendjen e progresit të vendeve. Në këtë drejtim bashkëbiseduesit shprehën mbështetje të ndërsjellë për aspiratat e Republikës së Maqedonisë edhe Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, që në mënyrë pozitive do të ndikoj në proceset demokratike, stabilitet dhe siguritë e vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button