Tiparet pozitive të një udhëheqje cilësore nëpër shkolla

Udhëheqja nëpër shkollat kërkon një trajtim të gjithanshëm institucional dhe shkencor për shkak të rëndësisë së madhe sepse në këto institucione krijohen, arsimohen, edukohen brezat e ri konkretisht nxënësit. Suksesi i një shkolle është drejtpërdrejtë i lidhur me aftësitë udhëheqëse të drejtorit, prandaj drejtori duhet të jetë person që posedon virtyte të larta njerëzore, ngritje të duhur profesionale dhe aftësi dhe shkathtësi udhëheqëse. Në këtë kohë të tranzicioneve dhe ndryshimeve në sistemin arsimor ndodhin edhe raste ku si udhëheqës zgjidhen persona që si plotësojnë parakushtet ligjore po edhe ato etike. Prandaj tendenca e pushtetit lokal duhet të jetë në vendosjen e standardeve, kritereve dhe instumenteve përkatëse që do të ndihmonin në zgjidhjen e udhëheqësve kualitativ dhe efektiv.

Kompetencat e reja në arsim kërkojnë reforma nga sistemi i vjetër i menaxhimit me shkollat dhe krijimin e strategjisë lokale për arsim, për përmirësimin e udhëheqjes nëpër shkollat fillore dhe cilësisë së arsimit në vitet e ardhshme.

Njëra prej risive në sistemin juridik dhe politik të Republikës së Maqedonisë është decentralizimi i përforcuar dhe bartja e një numrit ë madh të kompetencave prej pushtetit qendror në atë lokal. Për adaptimin ndaj situatës së re janë bërë disa ndryshme edhe në ligjin për arsimin fillor. Të gjitha këto ndryshime në legjislativë kanë qenë në funksion të ndryshimit të mënyrës së menaxhimit të arsimit nga ana e pushtetit qendror dhe bartja e kompetencave në nivelin lokal.

Me ndryshimet e reja shkollat, por edhe drejtori është në një evaulim dhe monitorim të përhershëm qoftë nga pushteti lokal po ashu edhe drejpërdrejtë nga prindërit, këshilli i shkollës. Pritjet janë që për një kohë të shkurtë shkollat fillore të jenë mjedis i hapur ku nxënësi do të jetë në qendër të vëmendjes dhe krejt punët duke filluar prej drejtorit, trupit arsimor, shërbimit profesional, pushtetit lokal të kenë qëllimin kryesor ngritjen e cilësisë në arsim dhe aftësimin e nxënësve me dituri që do të jenë në një nivel të lartë me arsimin në shtetet e zhvilluara. Ngritja profesionale, trajnimet e ndryshme që organizohen nga organizata të ndryshme joqeveritare kanë për qëllim ngritjen e nivelit të aftësive udhëheqëse të drejtorëve.

Por ajo që më tepër është aktuale nëpër shkollat fillore është politizimi qoftë në zgjedhjen e drejtorit, trupit arsimor por edhe përzierja e drejpërdrejtë e politikës në mënyrën e udhëheqjes së shkollave. Prandaj duhet bërë ndryshime me qëllim të largimit nga kjo situatë jo e lakmueshme.

Profili i drejtorit është me rendësi tepër të madhe si për shkencën ashtu edhe për përditshmërinë jetësore në sistemin arsimor. Menaxhimi me shkollat sot kërkon nje angazhim të madh për shkak dinamikës së madhe shoqërore por edhe për shkak ndryshimeve dhe zhvillimeve shkencore.

Qëllimi i kërkimit tim do të jetë të zbuloj ndikimin e faktorëve të ndryshëm si ngritja profesionale, gjinia, mosha, mandati, vendi ku gjindet shkolla, klima apo etosi në shkollë- marrëdhëniet ndërnjerëzore në kolektiv, ndikimi i Komunës në shkollë, tiparet e udhëheqësit dhe shumë faktorë tjerë që ndikojnë në udhëheqje të suksesshme dhe fitbek efektin ose efektin rrikthyes, që është suksesi i nxënësve si produkt përfundimtar.

Shkollat me madhësi më të madhe gjegjësisht me numër më të madh të nxënësve dhe të punësuarve sipas mendimit tim janë më rëndë të udhëheqen për shkak të numrit më të madh të komitentëve, por edhe për shkak punëve rrjedhëse që kanë këto shkolla.

Si është motivimi i drejtorëve nëpër shkolla?

Këtu nuk bisedojmë vetëm për motivim material por për motivim psikologjik dhe sociologjik ose konkretisht motivin e vetëaktualizimit që është motiv më i lartë në kierarkinë e Motiveve të Abraham Maslow-it.

A thua ndjenja e kënaqësisë nga të arrituarat është ajo që i mban drejtorët të mundohen më tepër për të treguar sukses kur dihet se është tepër i lartë ndikim i politikës në vendimarjen e drejtorëve. Si drejtorët më lehtë të largohen nga këto ndikime dhe të zgjedhin kuadro më cilësor kur pranojmë të punësuar?

Planifikimet e ndryshme afatgjate si plani zhvillimor, plani aksional, vetëevaulimet integrale dhe të jashtme i ndihmojnë drejorit që të ketë një mision dhe vizion të qartë qoftë për një vit shkollor apo për katër vitet sa duhet të ushtron mandatin.

Komunikimi me shkollat qoftë në rrethinën a afërme apo vendosja e komunikimit me shkollat në qytete tjera qoftë në vendin tonë apo jashtë i ndihmon drejtorit që të sheh se ku është shkolla e tij, të aplikon risitë, të menjanon mangësitë që ka. Aplikimi i Tik-ut gjithashtu është faktor tepër i rëndësishëm. Publikimi i të arrituarave sot nuk mund të paramendohet pa web faqet që duhet t’i posedojnë shkollat.

Shkathtësitë për përdorimin e Tik-ut luajnë një rol të rëndësishëm në suksesin e drejtorit.

Ne jetojmë në një botë që ndryshon. Fullan, një nga studiuesit më në zë të teorisë dhe praktikës së menaxhimit dhe ndryshimit, shkruan: “Kjo është një botë në të cilën ndryshimi është një udhëtim ku pikëmbërritja është e panjohur, ku problemet janë miqtë tanë, ku kërkimi i ndihmës është shenjë e forcës, ku nismat e njëkohshme nga lart-poshtë dhe poshtë-lart përzihen me njëra-tjetrën, ku kolegjialiteti dhe individualizmi bashkëjetojnë në një tension produktiv. Vetëm njerëzit që zotërojnë njohuritë dhe aftësitë për ndryshim mund të realizojnë një ndryshim dhe menaxhim të efektshëm.

Pra ndryshimi i vërtetë, qoftë ky i dëshiruar ose jo, përfaqëson një përvojë serioze vetjake dhe kolektive. Udhëheqësit efektivë besojnë se të nxënit e nxënësit është çështja më e rëndësishme. Drejtorët efektivë besojnë në plotësimin e nevojave të nxënësve.

Drejtues e mësues bëjnë përpjekje për të përmirësuar mjedisin e nxënësit.

“Udhëheqësit e suksesshëm pranojnë se njerëzit e shkollës janë burimi më i rëndësishëm. Për të realizuar ndryshimin drejtuesi duhet të besojë se njerëzit janë pasuria më e rëndësishme e organizatës.” – (Jonier)

Udhëheqësit e ndryshimit bazohen në anët e forta të njerëzve dhe i vlerësojnë përpjekjet e tyre për realizimin e vizionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button