fbpx

Si në Evropë, por në kushte të Maqedonisë: në Radushë nxënësit garuan për aftësitë (FOTO)

Çdo shkollë fillore organizon gara të cilat kanë për qëllim vlerësimin, punën dhe suksesin e nxënësve dhe arsimtarëve gjatë një viti shkollor, shkruan Portalb.mk. Veprimi i deritanishëm i garave klasike u bë monotoni dhe bezdishmëri për Sh.F. ‘Faik Konica’ të f. Radushë të komunës së Sarajit, andaj u bënë reforma në mënyrën e mbajtjes së garave shkollore. Planifikimi i tyre zgjati disa muaj duke u angazhuar drejtor, pedagog dhe arsimtar të ciklit të lartë. Ata vendosën që këto gara të kenë vitalitet dhe risi, duke i shndërruar në kuis tërheqës dhe me lojëra argëtuese.

Garat u realizuan më 10 Prill 2018 në hapësirat e shkollës dhe në to morën pjesë katër grupe nga gjashtë nxënës, që të ketë një barazi mes grupeve ata ishin të përbëra me nga një nxënës prej klasës së nëntë deri te klasa e gjashtë. Grupet ishin të ndara sipas ngjyrave të përshtatura edhe me uniformë. Skenari kishte kombinim një kuiz nga lënda mësimore dhe një lojë argëtuese.

Garat në Shkollën fillore “Faik Konica“ – Radushë

Lëndët e caktuara në garë ishin Gjuha Shqipe, Gjuha Maqedonase, Gjuha Angleze, Gjuha Gjermane, Matematika, Historia, Gjeografia, Biologjia dhe Njohja me Religjion. Po ashtu lojërat argëtuese ishin të marra nga shtetet evropiane të zhvilluara të përshtatura me psiko-motorikën e nxënësve. Si lojëra ishin përzgjedhur: Tërheqja e litarit, vrapimi në thes, rrëzimi i kanaqeve me top tenisi, mbajtja e topit të pingpongut me lugë plastike në gojë, rrotullimi i gomës dhe gjuajtja e topit në vrimë.

Vendi i parë u shpërblye me trofe si simbol i fitores, medalje dhe mirënjohje, ndërsa i takoi grupit të nxënësve: Ajnur Nuhi – IX, Valmir Murtezani – VIII, Djellza Jonuzi – VII-a, Hamza Abdullahi – VII-b, Meriton Arifi – VI-a, Esma Murati – VI-b. Poashtu medalje morën edhe vendet tjera për prezencën e tyre në gara.

Ky lloj i garave i kombinuar do të jetë tradicionale dhe për çdo vjet do të ketë ndryshime në pyetjet dhe lojërat argëtuese.

Garat në Shkollën fillore “Faik Konica“ – Radushë
Garat në Shkollën fillore “Faik Konica“ – Radushë
Garat në Shkollën fillore “Faik Konica“ – Radushë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button