Çështja e emrit, Nimic u ka dërguar letër Dimitrovit dhe Koxiasit

Ndërmjetësuesi për zgjidhjen e çështjes së emrit, Methju Nimic u ka dërguar letër shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në të cilën e përshkruan situatën aktuale në bisedimet për çështjen e emrit, gjegjësisht pikat për të cilat ka pajtueshmëri dhe pikat për të cilat ka dallime, ashtu siç i ka formuluar gjatë kohës së bisedimeve në Vjenë, njofton Portalb.mk.

Letra u është dërguar ministrave të të dyja vendeve, përpara takimit të tyre në Ohër, që pritet të mbahet sonte dhe nesër.

Informatën për letrën e kanë publikuar mediat greke “Katimerini”, “Atina984”, por edhe disa portale tjera, duke u thirrur në burimet e tyre diplomatike.

MOJ greke, as e ka konfirmuar as e ka demantuar lajmin e mediave greke se Nimic u ka dërguar letër Dimitrovit dhe Koxiasit.

“Sipas burimeve të caktuara, në letrën e fundit të Nimic përshkruhen qëndrimet e kristalizuara  të diplomatit amerikan për çështjen, ashtu siç janë formuluar pas takimit të fundit në Vjenë më 30 dhe 31 mars. Të njëjtat burme përmendin se Nimic ka arritur deri te pikat që duhet të jenë parametra të zgjidhjes”, shkruan Katimerini.

Radio “Atina984”, ka publikuar se bëhet fjalë për procedurë që paraprakisht është caktuar nga ana e ndërmjetësuesit.

“Të dy ministrat pritet që t’i përgjigjen pyetësorit që u është dorëzuar nga ndërmjetësuesi special dhe ta kenë të plotësuar në takimin e ardhshëm të përbashkët”, ka deklaruar radio nga Athina.

http://portalb.mk/517797-koxias-pasdite-vjen-ne-oher-do-te-kete-darke-pune-me-dimitrovin/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button