Dimitrov: Shpresoj të ketë zhvillim për çështjen e emrit nga negociatat me ministrin grek Koxias në Ohër

Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov pret që takimi i nesërm me kolegun e tij grek, Nikos Koxias në Ohër të ketë zhvillim për zgjidhjen e çështjes së emrit, transmeton Portalb.mk.

“Shpresoj të ketë zhvillim. Mendoj se sjellja e Republikës së Maqedonisë dhe e fqinjëve tanë nga Greqia në lidhje me procesin sinjalizon se procesi është në një fazë delikate dhe jemi të fokusuar pikërisht në negociata për zgjidhje të çështjes së emrit dhe shpresoj se do të na ndihmojë ky raund që mbahet pikërisht në Ohër”, tha Dimitrov pas takimit me ministrin e Ukrainës për Punë të Jashtme, Pavllo Klimkin duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për pritjet rreth takimin me ministrin grek, Koxias.

http://portalb.mk/517797-koxias-pasdite-vjen-ne-oher-do-te-kete-darke-pune-me-dimitrovin/

Vijon agjendë e ngjeshur diplomatike, emri hyn në finale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button