Mbi 250 njerëz të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Algjeri

Së paku 257 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në Algjeri, raportojnë mediat.

Incidenti ka ndodhur pak kohë pas nisjes së tij nga aeroporti Boufarik, pranë kryeqytetit algjer.

Shkaqet e rrëzimit janë të paqarta, ndërsa shifra zyrtare për viktimat nuk ka ende, transmeton REL.

Kreu i ushtrisë ka urdhëruar hetime dhe do të vizitojë vendin e ngjarjes, thuhet në një deklaratë të Ministrisë algjeriane të Mbrojtjes.

Katër vjet më parë në Algjeri, një avion që bartte personel ushtarak dhe familjarë, është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e 77 personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button