Demi Moore rimëkëmbet përsëri

Aktorja e famshme Demi Moore, pas ndarjes me bashkëshortin e saj disa vjet më të ri në moshë, Ashton Kutcher, kaloi një periudhë shumë të vështirë, aq sa u detyrua të shtrohej në një klinikë, për të ardhur në vete.

Por tashmë ajo po rikthehet në jetën e mëparshme dhe po ecën me këmbët e saj. Moore ndjehet e gatshme për të luajtur rol protagonist në një film të ri me titull “Very Good Girls”.

Aktorja 49-vjeçare do të luajë rolin e nënës së Elizabeth Olsen. Çështja ka të bëjë me dy vajza të cilat, pasi mbarojnë shkollën, vendosin të bien kokë e këmbë në dashuri. Por për çudinë e tyre më të madhe, dashuria për të dyja ato do të jetë i njëjti mashkull.

Xhirimet do të fillojnë këtë qershor në Nju Jork dhe aktorja hollivudiane i pret me padurim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button