Trump, May dhe Macron: Bota duhet të përgjigjet për sulmin në Siri

Kryeministrja britanike, Theresa May është pajtuar me presidentin amerikan, Donald Trump dhe atë francez, Emmanuel Macron, se bota duhet të përgjigjet për sulmin e dyshuar kimik në Siri, transmeton REL.

Kryeministrja May, e cila ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me dy liderët, ka thënë se ajo është pajtuar me presidentin e SHBA-së dhe të Francës se raportimet për sulmin e dyshuar me armë kimike në Siri janë “plotësisht të dënueshme”, duke shtuar se nëse vërtetohet se janë përdorur armë kimike, do të ishte një dëshmi e re për mizorinë e tmerrshme që tregon regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad.

“Ata janë pajtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të përgjigjet dhe të mbështesë ndalimin në mbarë botën të përdorimit të armëve kimike”, ka thënë zyra e kryeministres britanike.

Më 7 prill, në Duma të Sirisë janë vrarë dhjetëra persona, në një sulm të dyshuar me gaz klori.

Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA shumë shpejt do të përgjigjet për këtë sulm, për të cilin e fajëson qeverinë e presidentit Assad.

Damasku zyrtar ka mohuar se në sulmin në Duma janë përdorur substanca kimike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button