Greqi, në 2,5 vitet e fundit janë përdhunuar 325 fëmijë

Abuzimi seksual i fëmijëve në Greqi ka arritur përmasa shqetësuese. Të dhënat e policisë greke flasin se në 2,5 vitet e fundit janë përdhunuar 325 fëmijë nën moshën 15 vjeçare, ku shumica e sulmeve është kryer nga anëtarët e familjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tre rastet e zbuluara së fundmi të abuzimit seksual të fëmijëve kanë tronditur thellë opinionin grek, shkruan e përditshmja greke “Nea Selida”. “Të gjithë e kanë të qartë se rastet e fundit janë maja e ajsbergut”, theksohet në tekst.

Antonis Magganas, nga Universiteti Panteion në Athinë, tha se fenomeni i pedofilisë është gjatë i pranishëm në Greqi, por vetëm në vitet e fundit ka filluar të përflitet publikisht.

“Hulumtimi i institutit për shëndetin e fëmijëve flet se çdo i teti fëmijë është i abuzuar seksualisht. Sulmet seksuale mbi fëmijët e vegjël kanë arritur në përmasa alarmuese”, tha Magganas.

Ai shtoi se vetëm së fundmi ka filluar ky problem të debatohet publikisht, meqë në të kaluarën për arsye shoqërore është heshtur.

“Ndonëse me vonesë, Greqia ka filluar të rreshtohet ndër shtetet të cilat reagojnë ndaj abuzimit të fëmijëve. Ajo çfarë ka ndryshuar, është denoncimi i problemit, ka filluar thyerja e tabusë ‘çfarë do të thonë njerëzit’’, theksoi më tej Magganas.

Agky Ksenaki, psikolog në fondacionin Buzëqeshja Fëmijërore, thotë se fëmijët abuzohen kryesisht nga të afërmit e tyre. “Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e rasteve me të cilat përballemi, lidhen me abuzim seksual të fëmijëve nga anëtarët e familjes”, thotë ai.

Kohë më parë, opinioni grek u trondit nga një ngjarje e rëndë në Katerini, ku u zbulua përdhunimi gjashtëvjeçar i një 14 vjeçareje. Policia arrestoi katër persona, në mesin e të cilëve babai i të miturës.

Policia arrestoi një 30 vjeçar për përdhunimin e një djaloshi 14 vjeçar në qytetin Agrinio, ndërsa në Selanik një person 63 vjeçar është arrestuar për përdhunimin e fëmijëve të moshës 12 dhe 15 vjeçare.

Gjithashtu, në Volos, një 70 vjeçar është dënuar me 18 vite burg për përdhunimin e nipit 11 vjeçar, ndërsa në ishullin Kos, është arrestuar një 65 vjeçar për abuzimin seksual të pjesëtarëve të rinj të familjes, të moshës mes shtatë dhe 11 vjeçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button