Kiracovski: Na shpëtoi Zoti dhe sigurimi i Spasovskit dhe Zaevit nga turma që deshi të na vrasë

Pas Talat Xhaferit dhe Damjan Mançevskit në Gjykatën Penale për tentativë vrasjen ndaj Ziadin Selës në Kuvend, sot dëshmoi edhe deputeti Aleksandër Kiracovski, transmeton Portalb.mk.

“Në press sallën kam hyrë në orën 19:00. Kur erdhi paralajmërimi nga gazetarët se një pjesë e turmës ka hyrë në Kuvend, së bashku me disa të tjerë kemi qëndruar te dera që t’i ndalojmë.  Kur hyrën shkova në qosh ku ishin edhe deputetët tjerë. Menjëherë pasi hyrën u bë kaos, kishte goditje, thirrje, kërcënime ndaj nesh. Ato kishin qëllim që të vrisnin dikë dhe për këtë nuk kam dilemë”, tha Kiracovski i cili shtoi se i kanë shpëtuar sigurimi i Oliver Spasovskit de Zoran zaevit si dhe Zoti.

Ai tha se i vjen keq që familjet e të akuzuarve e dëgjojnë këtë, por theksoi se është e vërtetë.

“Na kanë goditur me çdo gjë që ju ka ra në dorë, Goran Misovskin e kanë rrahur me kabllot e mikrofonit. Sela është goditur me diçka të fortë dhe është lënduar dukshëm. Ai e mbante kokën me dorë dhe për një moment ra pas meje”, tha deputeti.

Ai shtoi se nuk mund të përcaktojë sakt se kush e ka sulmuar Selën, por mund të tregojë se kush i ka goditur të gjithë deputetët. Ai gjithashtu shtoi se ka pasur kërcënime serioze që të vritet Sela.

“Qëllimi kryesor kanë qenë Zaev dhe Sela”, thksoi Kiracovski.

Mançevski: Sulmuesit me 27 prill festonin vdekjen e Ziadin Selës dhe u drejtuan kah ne të na sulmojnë

Xhaferi i njohu pesë nga të akuzuarit për tentativë vrasjen ndaj Ziadin Selës

Xhaferi dëshmoi në seancë: Njëri nga sulmuesit më tha: “Me Selën mbaruam, tani ju e keni radhën”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button