Mbi gjysma e bullgarëve të shqetësuar nga shpërthimi i Luftës së III Botërore

Në një sondazh publik të zhvilluar në Bullgari tregon se më shumë se gjysma e qytetarëve të këtij vendit janë të shqetësuar nga shpërthimi i Luftës së Tretë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas sondazhit, 53 për qind e të anketuarve nga Gallup International, jetojnë me frikën nga shpërthimi i një lufte të re botërore.

Madje, 34 për qind e të anketuarve theksojnë se mundësia e përdorimit të armëve bërthamore në rast të ndonjë lufte të re botërore është “shumë e lartë” ndërsa 28 për qind e konsiderojnë këtë mundësi si të “lartë”.

– Bisedimet me Turqinë duhet vazhduar

Ndërkohë, 62 për qind e pjesëmarrësve në sondazh thonë se duhet vazhduar bisedimet mes Bashkimi Evropian (BE) dhe Turqisë ndërsa 33 për qind këtë dialog e shohin si të “panevojshëm”.

Rezultatet e sondazhit bëjnë të ditur se 62 për qind e të anketuarve vlerësojnë se Bullgaria është duke e kryer me sukses presidencën e radhës të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button