Shkupi është nikoqir i Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor

Shkupi do të jetë nikoqir i Samitit të parë Digjital për Ballkanin Perëndimor i cili do të mbahet më 18 dhe 19 prill me pjesëmarrje të shefave të qeverive të Ballkanit Perëndimor, ministrave përgjegjës për agjendën digjitale nga vendet e rajonit dhe vendeve-anëtare të BE-së, të cilët marrin pjesë në procesin e Berlinit, Komisioni Evropian dhe nga Këshill për Bashkëpunim Rajonal (RCC), njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtuan nga Ministria e Shoqërisë Informatike Administratës, në këtë forum do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga biznesi dhe industria IT, akademikë, të rinj, me qëllim që të realizohen rezultate të dukshme për platformën digjitale për këmbim të ideve dhe propozimeve.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Maqedonisë do të jenë organizatorët të Samitit në Shkup, në bashkëpunim me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal dhe qeveritë e tjera nga Ballkani Perëndimor, nga KE dhe Ministria për Çështje Ekonomike dhe Energjetike e Federatës së Gjermanisë.

Në Samitin Digjital për Ballkanin perëndimor 2018, parashihen panel diskutime në disa tema siç janë: lidhja digjitale, integrimi i ekonomive të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm digjital, përmirësimi i sigurisë kibernetike, përmirësimin e shkathtësive digjitale, digjitalizim të industrisë dhe diskutime interaktive mes qeverive, akademikëve, ndërmarrjeve, invovatorëve, organizatave qytetare, organizatat e të rinjve etj.

Pjesë e rëndësishme e samitit do të jetë edhe EKSPO Digjitale e cila, sipas organizatorëve, paraqet mundësi të vetme për kompanitë në industrinë digjitale të rajonit dhe më gjerë që t’i prezantojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre inovative, por, gjithashtu, edhe të mësojnë dhe të lidhen me partnerët potencial nga sektori qeveritar i biznesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button