Interpelanca për Qeverinë, LSDM e dëshpëruar nga VMRO-DPMNE

Koordinatori i partisë në pushtet LSDM, Tomisllav Tuntev, ka deklaruar se është dëshpëruese që një parti politike e madhe si VMRO-DPMNE të kërkojë justifikim dhe të gjejë mënyrë të gabuar që nëpërmjet interpelancës të kthehet në punën e Kuvendit, njofton Portalb.mk.

“Nëse kjo është dera e madhe për kthim të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, atëherë me të vërtetë jemi pak të dëshpëruar. Kërkesa është legjitime dhe në fakt na jep hapësirë që t’i riafirmojmë të gjithë politikat pozitive të Qeverisë në 10 muajt e kaluar”, tha Tuntev.

Sipas tij, deputetët e shumicës parlamentare në seancën e nesërme do ta rikujtojnë opozitën në, ashtu siç tha ai, sundimin kriminal të VMRO-DPMNE-së në 10 vitet e kaluara, për çka dhe shteti gjendet në këtë derexhe, ndërkaq gjithashtu tha se do ta kujtojë opozitën se në këto 10 muaj, Qeveria e Maqedonisë i ka ndërmarrë të gjitha aktivitet që t’i largojë politikat shkatërrimtare që me vite i kanë udhëhequr qeveritë paraprake.

http://portalb.mk/517554-neser-do-te-votohet-mosbesimi-i-qeverise/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button