Romët në Maqedoni kërkojnë edhe dy festa shtetërore

Deputeti Samka Ibraimovski në Kuvendin e Maqedonisë ka dorëzuar propozim-ndryshim të ligjit për festa. Me ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë rregullohen festat shtetërore të Maqedonisë dhe festat tjera dhe ndahen ditë jo-pune për të njëjtat, njofton Portalb.mk.

Me ndryshimet ligjore propozohet plotësimi i nenit 4 paragrafi 2 me alineja të reja, me të cilat komuniteti rom, përveç 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, i cili është i rregulluar me ligjin ekzistues, edhe 5 gushti Dita Ndërkombëtare e kujtimit të viktimave romë në gjenocidin e Luftës së Dytë Botërore dhe 5 nëntori – Dita Botërore e Gjuhës Rome, të shpallen ditë jo-pune. Në vitin 2015, UNESCO e ka shpallur 5 nëntorin për Ditë Botërore të Gjuhës Rome, me çka ka dërguar porosi të qartë se gjuha rome është pjesë e trashëgimisë dhe pasurisë kulturore në botë. Gjuha rome, thuhet në sqarimin e ligjit, gjegjësisht “Romani chib”, patjetër duhet që ruhet pasi që është gjuhë e lashtë me të gjitha karakteristikat linguistike të gjuhës moderne, e cila është në rrezik për t’u zhdukur.

“Plotësimi i ligjit për festa në Maqedoni me 5 aline të reja për arsye që Rezoluta e Parlamentit Evropian prej 15 prill të vitit 2015, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve – antiromizmit në Evropë, Bashkimi Evropian e ka pranuar për Ditë Memoriale të gjenocidit të romëve në Luftën e Dytë Botërore. Ky dokument i Bashkimit Evropian u adresua deri te vendet parlamentare të cilat janë anëtare të BE-së, deri te Këshilli, Komisioni, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Këshillit të Evropës, deri te vendet anëtare të BE-së dhe qeveritë e vendeve anëtare. Dita ndërkombëtare e kujtimit të viktimave romë në Luftën e Dytë Botërore është ditë në të cilën rikujtohen 2897 romët të cilët janë mbytur në kampin e përqendrimin në Aushvic”, thuhet në sqarimin e ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button