Bari i thatë i djegur mund të jetë shkak për djegien e Sallonit të Mobiljeve në Vasillevë

Pas katër orëve zjarrfikësit nga Strumica, Radovishi dhe Novo Sello kanë arritur që ta shuajnë zjarrin në hyrje të Zonës Industriale në fshatin Vasillevë ku dje krejtësisht është djegur salloni i mobiljeve “Savello”, transmeton Portalb.mk.

Sipas zëvendëskomandantit të Njësisë kundër zjarrit, Aleksander Gudev , në Strumicë në orën 14 e 20 ato janë ftuar për zjarrin që e ka kapluar sallonin.

“Në paraqitjen e parë për zjarrin te ne është lajmëruar se është djegur bari i thatë. Në vendngjarje është dërguar vetëm një automjet, pastaj janë dërguar menjëherë edhe të tjerë për shkak se zjarri ishte përhapur, më vonë edhe të tjerë. Për të shuar zjarrin morën pjesë 21 zjarrfikës dhe nëntë automjete”, informoi zëvendëskomandanti Gudev.

Shuarja e zjarrit ka zgjatur më shumë se katër orë, gjegjësisht deri në orën 19 e 20.  Shkak ka qenë era e fortë që e ka përhapur më shumë zjarrin.

Nga zjarri nuk ka të lënduar.

Sipas vlerësimeve të para dëmi është i madh, ndërsa për shkaqet pritet akoma që të konfirmohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button