SHBA do t’i përgjigjet regjimit të Asadit për sulmin kimik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ti kundërpërgjigjen përdorimit të fundit të armëve kimike që ka bërë regjimi i Asadit mbi civilët sirianë, pavarësisht veprimit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, deklaroi një diplomate e lartë amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).

“Aktualisht kemi tejkaluar thirrjet për ndërgjegje, pasi kemi arritur momentin kur bota duhet ta shohë zbatimin e drejtësisë”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit e cila u thirr me rastin e sulmit kimik të së shtunës mbi civilët në Duma të Sirisë.

Ajo tha se historia do ta regjistrojë këtë, si momenti kur Këshilli i Sigurimit tregoi se mundet ose jo të mbrojë popullin sirian.

“Sido që të jetë, SHBA-të do të përgjigjen”, tha Haley.

Pak para mbajtjes së seancës së Këshillit të Sigurimit, presidenti amerikan Donald Trump tha se brenda dy ditësh maksimalisht, SHBA-të do të vendosin konkretisht se cila do të jetë kundërpërgjigjja për sulmet në Siri.

“Kemi të bëjmë me humanizmin, prandaj gjëra të tilla nuk mund të lejohen”, tha Trump.

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit u mbajt me kërkesë të SHBA-ve dhe disa anëtareve tjera, të cilat kërkojnë që regjimi i Asadit të shpallet përgjegjës për sulmet më armë kimike dhe të zhvillohet një hetim lidhur me këtë.

“Vetëm një përbindësh mund të godasë civilët dhe pas kësaj të pengojë autoambulancat dhe ekipet të mbërrijnë tek të plagosurit”, tha Haley.

Ajo tha se nuk ka kuptim ekspozimi i fotografive me vuajtjet e viktimave, pasi siç tha, përbindshat përgjegjës nuk kanë ndërgjegje, ndërkohë që akuzoi Rusinë se me përkrahjen që i ka dhënë regjimit të Asadit, ka zhytur duart e veta në gjakun e fëmijëve të vrarë sirianë.

I dërguari i posaqëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit se situata në Siri është më e rëndë se kurdo.

“Për herë të parë, jam i shqetësuar për sigurinë ndërkombëtare, dhe jo vetëm për sigurinë në Siri apo në nivel rajonal”, tha De Mistura.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia, nga ana e tij u përgjigj në akuzat amerikane, duke adresuar një kundërakuzë se Washingtoni po bën gjueti në ujëra të turbullta të Lindjes së Mesme, me çka po thellon kaosin atje.

“Kudo që shkoni dhe çfarëdo që prekni, prapa vetes lini vetëm kaos. Po tenoni të bëni gjah në ujëra të turbullta”, tha Nebenzia.

Ambasadori paralajmëroi se një aksion eventual amerikan në Siri do të ketë pasojë serioze.

Britania e Madhe në seancën në fjalë kërkoi një hetim për sulmin me armë kimike ku si pasojë mbetën të vrarë 78 civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button