fbpx

“Pushka” e Hashim Thaçit hap mediat serbe

Shtypi i shkruar serb është zgjuar këtë të martë i gjithi me deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi deklaroi një ditë më parë, me rastin e 19-vjetorit të betejës së Koshares se Kosova mbetet ende e kërcënuar nga Serbia, por shtoi se këtyre kërcënimeve do t’u përgjigjet ashtu si në vitin 1999; me pushkë, transmeton TCH.

E përditshmja serbe, “Kurir”, në faqen e parë ka publikuar artikullin me titull: “Hashim Thaçi kujton luftën”.

“Presidenti i Kosovës kërcënon se do të godasë Serbinë me pushkë. Kjo është një tjetër provë se shqiptarët nuk duan dialog, por luftë”, thuhet në shkrimin e Kurir.

Me tituj me të njëjtën përmbajtje u hapën edhe gazetat e tjera të vendit, ndërkohë që në versionet online të tyre, deklarata e Presidentit të Kosovës qarkulloi që pasditen e së hënës.

Kosova përkujtoi një ditë më parë betejën e Koshares, një prej betejave kyçe që vendosi fatin e luftës dhe ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës çau kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, të vendosur në atë kohë nga forcat serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button