Elbasan, aksidentohet autobusi

Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga pasditen e kësaj të hëne në Elbasan. Fatmirësisht asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar nga përplasja e mjetit. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Xibrakë – Qarret, ne nje vend ku rruga është mjaft e ngushtë për të manovruar.

Si pasojë e shpejtësisë, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e  makinës. Policia shoqëroi shoferin, ndërsa po heton edhe mbi gjendjen teknike te automjetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button