Ndërtimi i ndërlikuar i jetës

Shkaku kryesor që çështja mbi zanafillën e jetës ka hyrë në një dilemë të tillë është se madje ata organizma të gjallë që mendohej të jenë më të thjeshtat kanë ndërtim jashtëzakonisht të ndërlikuar. Qeliza e një gjallese është shumë më e ndërlikuar se të gjitha produktet teknologjike që ka arritur të prodhojë njeriu. Sot, madje edhe në laboratorët më të përparuara të botës, duke bashkuar materie kimike organike, nuk do të mund të arrijmë kurr të përfitojmë një qelizë të vetme.

Kushtet që nevojiten për formimin e një qelize janë aq të shumta sa kurr nuk mund të shpjegohen me rastësi. Probabiliteti që proteinat, njësia bazë e qelizës, të sintetizohen rastësisht është 1 në 10950 (për një proteinë mesatare me 500 aminoacide). Në matematikë probabilitetet më të vogla se 1050 konsiderohen të pamundura.

Molekula e ADN-së përmban informacionet gjenetike si një bankë informacionesh me kapacitet të pabesueshëm. Nëse do ta hidhnim në letër informacionin që përfshin ADN-ja e njeriut, do të krijohej një bibliotekë me 900 volume enciklopedike me nga 500 faqe secili.

Në këtë pikë shfaqet një dilemë shumë interesante:ADN-ja mund ta kopjoj-përsëris vetveten vetëm me ndihmën e disa proteinave të specializuara (enzimave). Mirëpo, sinteza e këtyre enzimave mund të realizohet vetëm me anë të informacionit të koduar në ADN. Pasi që ato të dyja janë të varura nga njëra tjetra, ato duhet të ekzistojnë në të njëjtën kohë për kopjim-përsëritje. Kjo e sjellë skenarin se jeta ka zënë fill vetvetiu në një rrugë pa krye. Prof. Lesli Orgel, një evolucionist me reputacion nga Universiteti i San Diegos në Kaliforni, e pranon këtë fakt në botimin e revistës Scientific American të Shtatorit të vitit 1994:

“Është krejtësisht e pamundshme që proteinat dhe acidet nukleike, duke qenë të dyja komplekse për nga ndërtimi, të jenë krijuar vetvetiu në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Po ashtu duket e pamundshme ta kemi njërën pa tjetrën. Dhe kështu, në shikim të parë, njeriut do t’i duhej të vjen në përfundimin se, në të vërtetë, jeta kurr nuk ka mundur të zë fill me anë të mjeteve kimike. [1]

Padyshim, nëse është e pamundur që jeta të ketë zënëfill nga shkaqet natyrore, atëherë duhet të pranohet se jeta u “krijua” në mënyrë të mbinatyrshme. Ky fakt zhvlerëson në mënyrë të qartë teorinë e evolucionit, qëllimi kryesor i së cilës është të mohoj krijimin.

MEKANIZMAT IMAGJINARË TË EVOLUCIONIT

Çështja e dytë e rëndësishme që e bën teorinë e Darvinit të pavlefshme është se të dy konceptet e paraqitura nga kjo teori si “mekanizma të evolucionit”, u kuptua se në të vërtetë nuk zotërojnë asnjë forcë evoluese.

Darvini e mbështeti hipotezën e tij në tërësi në mekanizmin e “seleksionimit natyror.”Rëndësia që i jepte këtij mekanizmi mund të kuptohet fare lehtë edhe nga titulli i librit të tij: “Origjina e Llojeve nëpërmjet seleksionimit natyror”…

Seleksionimi natyror pohon se ato gjallesa që janë më të fuqishme dhe që i përshtaten më mirë kushteve natyrore të vendbanimeve të tyre do të mbijetojnë në luftën për jetë. P.sh., në një kope sorkadhesh që kërcënohet prej kafshëve të ndryshme grabitqare, do të mbijetojnë vetëm ato sorkadhe që vrapojnë më shpejt. Kështu që kopeja e sorkadheve do të përbëhet nga individët më të fortë dhe më të shpejtë. Mirëpo, sigurisht që ky mekanizëm nuk mund të shkaktojë evoluimin e sorkadheve e t’i kthejë në një lloj tjetër gjallese, për shembull, në kuaj.

Për këtë arsye, mekanizmi i seleksionimit natyror nuk zotëron asnjë forcë evoluese. Edhe Darvini ishte i ndërgjegjshëm për këtë realitet, ndaj në librin e tij Origjina e Llojeve u detyrua të pohonte:

“Seleksionimi natyror s’mund të bëjë asgjë përderisa nuk shfaqen dallime dhe ndryshime të dobishme individuale. [2]“

Marrë nga libri:”Rendi i ri botëror”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button