Fabio Capello i jep fund karrierës si trajner

Trajneri italian i futbollit Fabio Capello (71) njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij si trajner, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ish trajneri i Milanit, Real Madridit, Romës dhe Juventusit e konfirmoi këtë gjatë një paraqitjeje si i ftuar në radion italiane RAI. Ai me këtë rast tha se nuk është i interesuar të marrë përsipër kombëtaren e Italisë.

“Tashmë kam eksperiencë me Anglinë dhe Rusinë. Doja të drejtoja edhe një tjetër klub dhe Jiangsu ishte angazhimi im i fundit në futboll. Kam bërë gjithçka që kam dashur. Jam i lumtur me atë që kam bërë dhe tani do të shijoj rolin e analistit. Në këtë rol çdo herë fitoni”, ka thënë Capello.

Trajneri italian u largua nga pankina e klubit kinez Jiangsu Suning muajin e kaluar pas më pak se një viti, që ishte angazhimi i tij i fundit si trajner.

Capello më i suksesshëm u tregua në stolin e Milanit me të cilin fitoi 4 herë titullin e kampionit në Itali dhe Ligën e Kampionëve në vitin 1994.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button