Matura shtetërore më 9 dhe 12 qershor

Provimet eksterne të maturës shtetërore në afatin e provimeve të qershorit për nxënësit e arsimit të mesëm të gjimnazit, dhe professional do të realizohet më 9 dhe 12 qershor të vitit 2012.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të paraqitur pas verifikimit të provimit shtetëror arrin 18.941 nxënës, prej të cilëve 12.736 për gjuhën dhe letërsinë maqedonase, 5.791 për gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe 411 për gjuhën dhe letërsinë turke.

Për lëndën zgjedhore e cila do të zbatohet në 12 qershor të vitit 2012 janë paraqitur 16.751 kandikatë për gjuhë të huaj, 2.208 – matematikë, 62 për estetikë dhe 24 kandidatë për filozofi.
Rezultatet preliminare do të shpallen më së voni deri më 12 korrik të vitit 2012, me ç’rast kandidatët të cilët mendojnë se nuk janë vlerësuar si duhet do të kenë të drejtë ankese.
Kandidatët për rezultatet personale do të mund të informohen në ueb-faqen www.matura.gov.mk. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button