Ja cili ekip kërkon Pep Guardiolën

Pep Guardiola do të rinovojë kontratën me Manchester City. Ai që flet me siguri për këtë është tabloidi britanik “Daily Mirror”, sipas të cilit, trajneri katalanas do të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2020 me një pagë prej 20 milionë paund në sezon për t’u bërë trajneri më i paguar në botë.

Pep Guardiola mori drejtimin e Manchester Cityt në vitin 2016 duke nënshkruar një kontratë deri në 2019. Shumë shpejt 47-vjeçari do të firmosë edhe kontratën e re që zgjatet me 12 muaj.

Manchester City që tashmë ka fituar trofeun e Kupës së Ligës, është duke shkuar me hap të sigurt edhe drejt titullit kampion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button