USHT në Ulqin prezantoi ofertën akademike

Prezantimi i ofertës akademike të Universitetit Shtetëror të Tetovës për vitin 2012/2013, në kuadër të shumë aktiviteteve, sipas agjendës së përcaktuar, u realizua edhe në 23 shkolla të mesme në: Tetovë, Shkup, Gostivar, Kumanovë, Strugë, Kërçovë dhe Dibër. Prezantimi u realizua me maturantët nëpër hapësirat e shkollave të mesme në fjalë. 

Qëllimi themelor i prezantimit të programeve studimore të USHT-së para maturantëve ishte njohja dhe informimi  me zgjedhjen e profesionit të tyre, respektivisht njoftimi mbi fakultetet, programet studimore dhe drejtimet që i ofron për studime Universiteti Shtetëror i Tetovës, për vit akademik 2012/2013.

Maturantët u njoftuan në detaje rreth regjistrimit, aplikimit, përmbajtjes dhe kohëzgjatjes së programeve studimore, me çfarë do të pajisen pasi të përfundojnë studimet, sistemi i Bolonjës, njohja e diplomave (shtesë), sistemi i kredive etj. Prezantimi nëpër shkolla u realizua duke përdorur pajisje teknike si projektor me pamje (slide) për ofertën akademike për secilin fakultet, respektivisht program studimor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button