Arilena dhe 30 balerinë rusë, gati të përformojnë kuq e zi në festivalin e Minskut (VIDEO)

Suksesi i saj është i përmasave ndërkombëtare! Tashmë, nuk ka asnjë pikë dyshimi. Emri i këngëtares shqiptare përflitet në të gjitha rrjetet artistike dhe muzikore përtej Shqipërisë. Sepse suksesi për Arilena Arën është garanci, shkruan Class. 

Performanca e radhës e saj, do të jetë në festivalin e Minskut. Ne të Class disponojmë një video ekskluzive që dëshmon disa nga momentet para pregatitore gjatë provave përpara daljes finale në skenë të këngëtares shqiptare. Arilena do të shoqërohet nga një trupë baleti, e cila përbëhet nga 30 balerinë profesionistë, rusë, ukrainas dhe bjellorusë. Të gjithë do të jenë të veshur kuq e zi dhe me shumë gjasë që një moment i tillë kur ndodh në një skenë botërore, i tejkalon kufijtë e krenarisë.

Festivali i Minskut, është një skenë e njohur që fton çdo vit këngëtarë hit për të performuar këngët e tyre më të suksesshme. Këngëtarja jonë do të performojë për afro 20 minuta, hitet më të dashura për publikun, si “Nëntori”, “Silver & Gold”, “Last train to Paris”, etj.

Deri në momentin që ajo do të shfaqet në skenë ka ende kohë, ndaj le të shijojmë bashkarish disa çaste shumë të veçanta nga kjo video ekskluzive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button