“Këpuca e Artë”: Messi i pari, Salah… Ronaldo!

Salah, Messi… gara për “Këpucën e Artë” vazhdon të jetë e nxehtë. Messi ka barazuar Salahun në garën për Këpucën e Artë, me nga 29 gola.

Gara për “Këpucën e Artë” po bëhet gjithnjë e më interesant këtë edicion.

Mohamed Salah, që kishte primatin e të parit, tani atë vend e ndan me Lionel Messin. Egjiptiani nuk luajti këtë vikend,  dhe pasi Messi realizoi het-trik të shtunën, arriti në kuotën e 29 golave, as sa ka sulmuesi i Liverpoolit.

I treti renditet Ciro Immobile me 27 gola, më pas Robert Lewandowski me 26.

Top 5 e kompleton Jonas me 33 gola, ka shënuar më shumë se gjithë të tjerët, por në Portugali një gol vlerësohet 1.5 pikë, për dallim nga top 5 ligat Evropiane, ku një gol vlerësohet 2 pikë.

Këtë xhiro Cristiano Ronaldo realizoi një gol, na barazimin e Real Madridit 1-1 me Atleticon në “Santiago Bernabeu”. Me 23 gola në La Liga, ai renditet i 9-ti sa i përket garës për “Këpucën e Artë, shkruan Gazeta Express.

10 golashënuesit më të mirë…

Leo Messi (FC Barcelona): 58 pikë (29 gola)
Mohamed Salah (Liverpool): 58 pikë (29 gola)
Immobile (Lazio): 54 pikë (27 gola)
Robert Lewandowski (Bayern Munich): 52 pikë (26 gola)
Jonas (Benfica): 49.5 pikë (33 gola)
Harry Kane (Tottenham): 48 pikë (24 gola)
Edinson Cavani (PSG): 48 pikë (24 gola)
Mauro Icardi (Inter): 48 pikë (24 gola)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid): 46 pikë (23 gola)
Luis Suarez (FC Barcelona): 46 pikë (23 gola)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button