Ziadin Sela kundër emrit “Горна Македонија” pa përkthim

Kreu i Aleancës Për Shqiptarët Ziadin Sela ka ripërsëritur qëndrimin se ai dhe partia e tij janë kundër zgjidhjes së njëanshme të emrit të shtetit. Përkatësisht Sela tha se është kategorikisht kundër propozimit “Gorna Makedonija” pa përkthim. Ai është deklaruar pro çdo propozimi tjetër që do të përkthehej në shqip dhe në gjuhët e tjera ndërkombëtare, njofton TV 21.

Ndryshe Aleanca për Shqiptarët sot mbajti mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror të kësaj partie, e cila vijon pas Kongresit të parë.

Në këtë mbledhje janë diskutuar rreth shtatë pika. U zgjodh kryesia e partisë, por pa ndryshime radikale. Sekretari i përgjithshëm është rizgjedhur Arben Taravari. Gjithashtu u zgjodh edhe Komisioni për çështje statutare juridike, kryetari i akademisë si një risi në kuadër të statutit të ASH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button