Britani, mbahet gara ku burrat mbajnë gratë në shpinë

Në Dorking të Britanisë së Madhe u mbajt Kampionati i 11-të i vrapimit me gratë në shpinë ku burrat përpiqen sa më shpejtë të kalojnë pistën pak më të gjatë se 380 metra duke mbajtur gratë në shpinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në garën e sivjemë morën pjesë 40 garues ndërsa çifti fitues ishte Chris Hepworth dhe Tanisha Prince. Ky çift vendosi rekrod të ri të garës në Dorking me 1 minutë e 37 sekonda.

“Kjo garë është një nga ngjarjet që bënë Dorkingun të njohur në botë, që është paksa e çuditshme. Duhet të jesh i njohur për diçka”, u shpreh para gazetarëve një nga organizatorët e garës.

FOTO: AA/Isabel Infantes
FOTO: AA/Isabel Infantes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button