Maqedoni, mjekët ikin dita ditës, vendi po mbetet pa to!

Mjekët dhe specialistët e rinj edhe më tej e presin pagën e premtuar. Edhe pse kishin premtime se këtë muaj nëpër llogaritë e tyre do të lëshohen mjetet për punën e kryer, megjithatë pagesa nuk është realizuar. Bëhet fjalë për 700 persona të cilët presin nga 24 mijë denarë në muaj, njofton Alsat-M. Nga Asociacioni i mjekëve dhe specialistëve të rinj thonë se kërkojnë program nacional me të cilin do të parashihet largimi i kuadrove jashtë vendit dhe motivimi i mjekëve të rinj që të mbeten në vend.

Nga asociacioni paralajmërojnë se nëse shteti nuk i paguan këto mjete, atëherë edhe ajo pjesë e vogël e mjekëve të rinj do të largohen nga vendi, ndërsa Maqedonia mund të mbetet pa specialistë. Deri në vitin 2020, gjithsej dy mijë specialist të punësuar në shëndetësinë publike do të dalin në pension. Një pjesë e spitaleve në vend tashmë ka filluar t’i ndjejë pasojat e largimit të këtij kuadri. Dje nga spitali i Velesit janë ankuar se kanë mungesë prej 15 mjekëve dhe rreth 30 infermiereve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button