Mianmari “nuk është i gatshëm” t’i riatdhesojë muslimanet rohingya

Mianmari nuk është i gatshëm për riatdhesimin e refugjatëve rohingya, ka thënë një zyrtare e lartë e Kombeve të Bashkuara, pasi Mianmari është akuzuar për nxitje të spastrimit etnik dhe largimin e rreth 700 mijë myslimanëve rohingya për në Bangladesh, shkruan REL.

“Nga ajo që kam parë dhe kam dëgjuar nga njerëzit, nuk ka qasje në shërbimet shëndetësore, ka shqetësime sa i përket mbrojtjes. Kushtet nuk janë të favorshme që ata të kthehen”, ka thënë Ursula Mueller, ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Çështje Humanitare. Ajo këto komente i ka bërë pasi ka vizituar Mianmarin.

Qeveria në Mianmar nuk ka komentuar këto deklarata. Më herët, Qeveria në Mianmar është zotuar se do të bëjë më të mirën për t’u siguruar që riatdhesimi të bëhet, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar me Bangladeshin nëntorin e vitit të kaluar.

Eksodi i myslimanëve rohingya erdhi pas një operacioni të ushtrisë më 25 gusht, në shtetin veriperëndimor Rakhine. Refugjatët rohignya kanë thënë se po largohen nga vendi i tyre, për shkak të dhunës dhe vrasjeve masive.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button