Ish-kryeministri Mustafa kthehet në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është kthyer nga Gjermania, pas rreth 3 muaj qëndrimi atje, për shkaqe shëndetësore, njofton REL.

Lajmin e ka bërë të ditur, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajram Gecaj, ish-ministër i Qeverisë së Kosovës në mandatin e kaluar.

“Mirë se na u ktheve Kryeministër”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Në fillim të këtij viti, ish-kryeministri Mustafa, për shkak të problemeve shëndetësore, ishte shtrirë në një spital privat në Prishtinë.

Më 15 janar të këtij viti, ai kishte udhëtuar për në Gjermani, për t’iu nënshtruar disa ekzaminimeve, për një diagnozë të saktë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button